Shëndet

Studim: Ekziston një lidhje mes sëmundjeve të lëkurës dhe trurit


Një studim i fundit na tregon se ekziston një lidhje mes lëkurës dhe mendjes. Kjo lidhje shkon shumë më thellë se sa kishin menduar më parë shkencëtarët.

Çrregullimi i lëkurës quhet psikodermatologji. Falë kësaj dermatologët dhe psikologët janë bashkuar [për të trajtuar problemet e lëkurës brenda dhe jashtë saj.

Çfarë është psikodermatologjia?

Psikodermatologjia është thjeshtë studimi i marrëdhënies midis mendjes dhe lëkurës. Një fushë që përfshin gjitha problemet që kanë të bëjnë me lëkurën dhe trurin.

Studiuesit kanë vëzhguar se si çrregullimet e lëkurës mund të ndikojnë në shëndetin mendor.

Edhe pse më parë dihej një lidhje e mundshme mes këtyre dyjave, së fundmi ka marrë një rëndësi më të madhe.

Pacientët që përjetojnë probleme të rënda të lëkurës kanë një prevalencë, më të lartë të depresionit, ankthit, dhe sëmundjeve të tjera.

Sëmundje të tilla janë raportuar në 44% të pacientëve, para shpërthimit të psoriazës. Prevalenca e çrregullimeve psikiatrike midis pacientëve me çrregullime të trurit, kancerit, dhe problemeve të zemrës.

Pyetja që shtrojnë shkencëtarët tani është, nëse trajtojmë mendjen, a do të përmisohet  gjënjda e lëkurës?

Një gjendje e caktuar e lëkurës mund të ndikojë në simptomat psikologjike ose sociale.

Çrregullimet e lëkurës që shkaktojnë shpërfytyrim kozmetik, puçrra, mund të çojnë në ndjenja turpi ankthi humbje vetëvlerësimi.

Një shenjë psikiatrike mund të shfaqet pemës shenjave të lëkurës.

Marrë dhe përshtatur nga Psychology për Albanian Post

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore