Covid 19

Studim/Drita e diellit, tetë herë më efektive kundër Covid-it


Drita e diellit mund të jetë vërtet e mirë për shkatërrimin e Covid-it. Dielli, me sa duket, qenka “thembra e Akilit” e SARS-CoV-2.

Për disa kohë ka qenë e njohur që Coronavirus-i shkatërrohet shpejt në një sipërfaqe ku bie drita e diellit, por tanimë një ekip shkencëtarësh kanë arritur në përfundimin se virusi mund të jenë edhe më i ndjeshëm ndaj rrezatimit ultraviolet sesa vlerësohej më parë.

Në korrik të 2020-ës, një studim i rëndësishëm zbuloi se rrezet e diellit “çaktivizojnë me shpejtësi SARS-CoV-2” në sipërfaqe.

Sipas vlerësimeve të tyre, 90 për qind e virusit ishte çaktivizuar çdo 6.8 minuta kur ekspozohej ndaj dritës së diellit të një dite vere. Muajin pasardhës, një studim tjetër prodhoi një model teorik që përshkruante çaktivizimin e rrezeve të diellit të SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, ekziston një mospërputhje midis këtyre rezultateve, sipas një ekipi studiuesish nga UC Santa Barbara, Universitetit Shtetëror i Oregonit, Universitetit të Mançesterit dhe ETH Zurich.

Ata shpjegojnë se eksperimentet laboratorike tregojnë çaktivizimin e rrezeve të diellit, tetë herë më shpejt sesa parashikohej nga teoria.

Për të shpjeguar këtë boshllëk, ata argumentojnë se ne duhet të shohim përtej Ultraviolet B (UVB), dritën ultraviolet me energji më të lartë të lidhur me djegien e lëkurës dhe të fillojmë t’i kushtojmë më shumë vëmendje Ultraviolet A (UVA).

“Teoria supozon që çaktivizimi funksionon duke goditur UV-B në ARN-në e virusit, duke e dëmtuar atë”, tha në një deklaratë Paolo Luzzatto-Fegiz, autori kryesor nga Departamenti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore