Lajme

“Strategjia” e Zdravko Krivokapiç për të mbetur në pushtet


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Në një takim të fshehtë mbrëmjen e së dielës, sipas gazetës malazeze Pobjeda, janë marrë vendime strategjike për veprim të mëtutjeshëm për ruajtjen e pushtetit të Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Rritja logjistike e mediave për të shoqëruar protesta, përfshirje direkte e Kishës Ortodokse Serbe në sulme ndaj minoriteteve, dhe ndihmë prej agjensioneve sekrete të inteligjencës nga Beogradi.

Që kur 31 deputetë dorëzuan inicativën e votës së mosbesimit ndaj qeverisë malazeze, rrethi i ngushtë i Krivokapiç, kanë lansuar strategjinë kundërvepruese përmes Mitropolitanës Serbe, kryepropaganduesit serb, Predrag Leçiç, mbështetjen logjistike nga ANP-ja dhe BIA serbe.

E tëra kjo, në tërësinë e saj, për të parandaluar rënien e qeverisë të caktuar më 4 shkurt – qoftë institucionalisht qoftë përmes tensioneve në rrugë.

Sipas gazetës Pobjeda dhe burimeve të tyre, aksioni është dizajnuar asisoji në këta tri drejtime dhe ka kontraktorë të ndryshëm.

E para qe organizimi masiv i protestave, për të dekurajuar Abazoviçin dhe partnerët e tij për të kthyer mbrapsht mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Kjo gjë s’ishte fare e suksesshme.

Etiketimi si “tradhtar” dhe “të shitur” nëpër faqe, profile, uebsajte të panumërta ndaj nismëtarve të mocionit, po ashtu nuk e arriti suksesin e paramenduar.

Krivokapiç tanimë ka lajmëruar, dhe madje edhe është publikuar draft-Marrëveshja Bazë me Kishëm Ortodokse Serbe.

Krivokapiç ka bërë thirrje që sa më shpejtë të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore