Sport

Strakosha afër një marrëveshjeje me Manchester United


TalkSPORT raporton se Manchester United është afër një marrëveshjeje për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Strakosha, 27 vjeç, u largua nga klubi italian , Lazio në një transferim të lirë këtë verë dhe është gati të bëhet rezervë për numrin 1 të United, David de Gea, pasi Dean Henderson iu bashkua Nottingham Forest në një huazim.

Reprezentuesi shqiptar ka qenë i lidhur edhe me Fulham, Forest, Leicester dhe Chelsea.

Transferimi te Manchester United mund ta ndihmojë atë të fitojë edhe pozitën e titullarit në kombëtare, pasi momentalisht titullar është Etrit Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore