Lajme

Stoltenberg: Turqia, rol kyç në sigurinë e BE-së


“Siguria evropiane është e varur nga raportet e ngushta transatlantike dhe nga mbështetja që jep Turqia në mbrojtjen e kufijve juglindorë”.

Kjo ka qenë deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve AFP.

“Turqia ndodhet në kufi me Sirinë dhe Irakun. Lufta e tyre ndaj Daesh-ëve dhe ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Qytetarët e tyre mbështeten në aleancën e krijuar për mbrojtjen e tyre”.

Stoltenberg-u ka përgëzuar përpjekjet e Brukselit për të përshpejtuar investimet në industrinë e mbrojtjes. Gjithsesi, ai u shpreh dyshues mbi thirrjet e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të zhvilluar një “strategji autonome”.

“BE-ja nuk ka një ushtri të sajën. Por, Komisioni Evropian po nxit atë që po quhet ‘rol gjeopolitik’, nëpërmjet politikave të veta të jashtme”, shton Stoltenberg.

NATO-ja gjithsesi e cilëson veten si institucioni ushtarak më i suksesshëm në botë. Kjo, edhe falë shpenzimeve të amerikanëve për organizatën.

“Të gjitha përpjekjet – për sa kohë plotësojnë NATO-n – janë të mirëpritura”, përmbylli Stoltenberg.

Më shumë se 90% e shtetasve të BE-së jetojnë brenda mbrojtjes së NATO-s. Turqia, mbrojtësja kryesore e kufirit juglindor, është anëtare prej vitit 1952.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore