Foto lajm

Stilistja Vera Wang sjell koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë


Për shumë vajza, ceremonia e kurorëzimit është ndër momentet më emocionues.

Por, të planifikosh një martesë nuk është një vendim shumë i lehtë. Ka kaq shumë detaje, që duhet të merrni parasysh, por ka edhe detaje më të rëndësishme siç është fustani i nusërisë.

Stilistja aziatike, Vera Wang, ka “veshur” ëndrrat e mijëra vajzave anembanë botës, të cilat veshjen e ditës më të bukur të jetës së tyre ia kanë besuar asaj.

Dhe sot marka, vetëm për kënaqësinë e atyre vajzave, por jo vetëm, ka një lajm të mrekullueshëm.

“Vera Wang Bride” ka ardhur me një koleksion të ri të fustaneve të nusërisë, çmimet e të cilit do të variojnë nga 1 mijë e 600 euro në 4 mijë euro.

Koleksioni përbëhet nga 60 fustane nusërie dhe 60 fustane për evente dhe ngjarje të veçanta, të krijuara tërësisht nga Vera.

Ajo ka zgjedhur të përdorë pëlhura dhe materiale të shkëlqyera dhe përfundime të punuar me dorë.