Stil

Stilistja shqiptare që solli ndryshimin


Teuta Matoshi është një stiliste nga Kosova që krijon fustane me qëndisje dhe zbukurime të bëra me dorë. Ju mund ta njihni menjëherë punën e Teutës në Instagram nga mënyra e saj e kombinimit të ngjyrave të pazakonta dhe shtimi i dantellave, tylit, rruazave dhe qëndisje në veshjet me dorë.

Por ndërsa ajo është e famshme për punën e saj sot dhe Instagrami i saj ka mbi 1 milion ndjekës, rruga e saj drejt suksesit nuk ka qenë një shtrat me trëndafila.

Fillimi i udhëtimit të Teutës nuk ishte aspak si një përrallë.

Teuta lindi në Prishtinë. Familja e saj ishte e varfër dhe ajo ishte një nga nëntë fëmijët e familjes. Duke qenë një fëmijë i vogël, ajo mësoi se si të bënte rroba për vete, vëllezërit dhe motrat e saj duke përdorur rroba të vjetra.

Pavarësisht nga gjithë fama e saj, Teuta kurrë nuk i harroi rrënjët e saj. Ajo e ktheu në mision të punësojë sa më shumë gra të jetë e mundur për biznesin e saj.

Kjo përfshin nënat e reja dhe gratë e tjera që duan të kenë karriera të suksesshme në botën mahnitëse të modës.

Njohja dhe fama u fituan nga puna e palodhur, strategjia dhe këmbëngulja.Teuta filloi duke marrë porosi të vogla në një dyqan dhe shumë shpejt u bë një stiliste e cila ndërtoi një markë të tërë luksoze. Ajo duhej të luftonte gjatë gjithë rrugës, duke kërkuar pëlhura me cilësi të lartë, të cilat ishin të rralla në atë kohë.

Ajo gjithashtu ndërtoi një ekip prej 40 personash dhe trajnoi personalisht stafin e saj. E gjithë kjo ishte në një periudhë të jetës së saj kur ajo ishte një nënë e re me tre fëmijë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore