Jetesë & Stil

Stilistja shqiptare pjesë e shtëpisë së modës ‘Louis Vuitton’


Për herë të parë një stiliste shqiptare i është bashkuar një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton. Bëhet fjalë pë Nensi Dojaka-n e cila është në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale.

Nensi është një vajzë e re e talentuar e cila mori menjëherë emër nga veshja e realizuar për modelen e famshme, Bella Hadid.

Theksojmë, se gara do të jetë digjitale për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe veç votave të ekspertëve më në zë të modës, për herë të parë do të kenë peshën e tyre edhe votat e publikut.

Konkursi do të mbahet nga data 6 deri më 11 Prill 2021 online në faqen e dedikuar “lvmhprize”, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja. Ju mund të jepni edhe votën tuaj për të mbështetur stilisten e talentuar.

Koleksioni i shqiptares, Nensi Dojaka renditet i 12-i. Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore