Art&dizajn

Stilet e dizajnit të brendshëm në shtëpi


“Shtëpia juaj duhet të tregojë se kush jeni dhe të jetë një koleksion i asaj që doni”, thotë arkitekti i famshëm Nate Berkus në librin e tij, “The Things That Matter”.

Shtëpitë tona janë një shprehje e vetvetes, por ato nuk janë plotësisht origjinale, pasi ka një numër stilesh të dizajnit të brendshëm në të cilin shumica prej nesh përshtaten.

Njihuni me disa prej tyre që i kanë rezistuar kohës.

Stili bohem

“Bohemiens” vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “Bohemia”, diçka artistike dhe jokonvencionale si shtëpia e stilistes me bazë në Sidney, Sibella Court.

Sili bregdetar

Të mbushura me rërë, ambientet e brendshme bregdetare janë të përhapura në Australi. E dominuar nga drita natyrore, shtëpia buzë detit në Sidney është një shembull i përsosur i “stilit të plazhit”.

 Stili minimalist

“Mbreti” i stilit minimalist modern është pa dyshim Axel Vervoordt. Ai ishte i famshëm në industri shumë kohë para se puna e tij për Kim Kardashian dhe Kanye West të popullarizonte emrin e tij. Dizajni minimalist karakterizohet nga paleta të ngjyrave kafe me një theks në teksturë.

Stili “Country”

Tavani i ekspozuar dhe druri janë detajet kyçe të këtij stili, i cili imiton pamjen e shtëpive tradicionale të fermave. Stili i kuzhinës është një zgjedhje e ngrohtë dhe klasike e këtij dizajni.

Stili “Art Deco”

Për herë të parë, ky stil është parë në Francë rreth vitit 1920. Ambientet e brendshme të “Art Deco” karakterizohen nga ngjyra të theksuara, forma gjeometrike dhe detaje të ndërlikuara. Parketi në dysheme është i stilit klasik.

 

 Stili “Monokromatike”

Ky lloj stili ka në thelb vetëm një ngjyrë në hije të ndryshme. Kjo gamë e rafinuar e ngjyrave krijon ndikim të fortë në një hapësirë.

Stili provincial

Stili provincial zakonisht i referohet provincës franceze, e cila shquhet për mobilje druri të gdhendura me zbukurime, mure të suvatuara me të bardha dhe dritare të mëdha.

 

 Përshtatur nga BBC për AlbaniaPost

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore