Futboll

Steven Zhang rikthehet në Milano


Presidenti i Inter-it Zhang Kangyang ose siç njihet në klubin milanez, Steven Zhang, pritet të kthehet të klubi i tij për të vendosur mbi të ardhmen e Inter-it dhe sa i përket vazhdimësisë financiare të këtij klubi.

Zhang aktualisht ndodhet ne Nanjing të Kinës por sipas La Gazzetta Dello Sport, pritet të kthehet sërish në Milano javën e ardhshme,.

Megjithëse do t’i duhet të vetizolohet për 14 ditë, kështu në përputhje me ligjin italian anti-Covid, ajo çka mbetet nga itinerari i tij parashikon një takim me bordin drejtues të Inter-it.

Kështu sipas La Gazzetta dello Sport, e cila vazhdon duke shpjeguar rëndësinë e kësaj vizite – Zhang kërkon të konfirmojë suportin ekonomik dhe përkushtimin e Suning Group kundrejt fatit dhe vijimësisë së suksesshme të Zibluve.

Përtej detyrimeve menaxherile, Zhang do të paraqesë edhe buxhetin për dritaren e transfertave verore.

Ziblutë kërkojnë një mbrojtës të ri, një qendërsulmues dhe një sulmues i cili mund të zëvendësojë Romelu Lukaku-n.

Për më tepër, rinovimi i kontratave të Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni renditen në listën e prioriteteve të Zhang-ut.

Suning parashikon të fillojë një cikël të ri, përmes së cilit e sheh Inter-in një ekip të plotësuar dhe të përgatitur të përballojë çdo kampionat apo sfidë mbi fushën e blertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore