F1

Stërvitjet e para-Botërorit: Red Bull tepër dominante me Verstappen në timon


Garat e para stërvitore në Bahrain përpara Botërorit 2021 të Formula 1, i cili fillon në 28 mars, i dominoi Max Verstappen i Red Bull.

Verstappen përfundoi stërvitjen me 0.298 sekonda më shpejt se Valtteri Bottas i Mercedes-it, i ndjekur nga Lando Norris me McLaren i cili surprizoi me vendin e tretë dhe, kampioni (tashmë i emëruar Sir nga Mbretëresha) Lewis hamilton në vend të katërt.

Në vend të pestë mbërriti Ferrari me Charles Leclerc në timon dhe Sergio Perez i Red Bull në vend të gjashtë.

Këto praktika hedhin themelet e çka do të pasojë sapo të fillojë zyrtarisht sezoni i Botërorit por, aq sa mund të thuhet se tregojnë diçka, me po aq lehtësi mund të thueht se nuk tregojnë asgjë.

Kjo për arsye se makinat e secilit ekip janë ende në fazë testimi, me pjesë dhe kompozime jo zyrtare; njëlloj si testet e para-sezonit të cilat prap, si tani, panë Red Bull në krye dhe Mercedes-in në gjendje aspak të kënaqshme.

Sidoqoftë, Mercedes doli shumë herë më mirë se ç’ishte në testet e para-sezonit në pistat e Bahrain, ku, edhe Hamilton edhe Bottas po stërmundoheshin dukshëm për t’i dhënë drejtim makinës me probleme të mëdha elektronike, por edhe fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore