Lajme

Stefanoviç: Kurti duke lavdëruar veten po forcon tezën e Vuçiç-it se Kosova po përgaditet për “likuidimin e serbëve”


Nebojsha Stefanoviç dhe Aleksandër Vuçiç

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, deklarata e fundit e Albin Kurti, se ai është kryeministri i shpresës dhe progresit ndër presidenti i Serbisë është i frikës dhe kërcënimit, po përforcon tezën e shefit të tij, Aleksandër Vuçiç, se Kosova po përgatitet për likuidimin e serbëve në Veriun e Kosovës.

Stefanoviç më tej pretendon se asnjë deklaratë e Kurtit nuk mund të mbulojë synimet e tij të vërteta ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Është e panevojshme të komentohen lavdërimet e Kurtit që bën për veten e tij, derisa ai mburret se është kryeministri i progresit në Kosovë janë rreth 400 mijë njerëz që jetojnë me një euro në ditë dhe gjendja ekonomike në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e keqe”, ka pretenduar Stefanoviç.

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, i cili përsëri ka hyrë nën petkun e një viktime, gjatë një konference për media, të enjten, ka pretenduar se Qeveria e Kosovës dëshiron të sulmojë Veriun e Kosovës dhe të likuidoi serbët nga shtëpitë e tyre, me pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë, dhe se është gënjeshtër se Serbia po dëshiron të sulmojë Kosovën, Prishtina është ajo që po dëshiron të sulmoj Veriun”, ka pretenduar Vuçiç.

Vuçiç gjatë fjalimit të tij ka bërë të ditur se ai është i vetëdijshëm për planet e Prishtinës për, siç pretendon ai, vrasjen e serbëve në Veri.

“Unë po i kërkoj që të mos planifikojnë arrestimin dhe vrasjen e askujtë, vetëm pse i shqetëson kushdo që është i lirë, sipas tyre kushdo që është serb është kriminel”.

Vuçiç: “Kosova po përgatitet për likuidimin e serbëve nga Veriu”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore