Lajme

“Statusi i Policisë Ushtarake po rregullohet me ligj të veçantë”


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Pas miratimit të Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se është e rëndësishme që të rregullohet me ligj misioni dhe statusi i Policisë Ushtarake.

“Përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrën e Policisë Ushtarake në FSK. Është hera e parë që statusi dhe misioni i Policisë Ushtarake po rregullohet me ligj të veçantë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Duke marrë parasysh faktin që synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj është një hap drejtë realizimit të këtij synimi strategjik i Republikës së Kosovës. Policia Ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të FSK-së”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka potencuar që ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së t’i ketë autorizimet për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të ministrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, ka theksuar Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore