Sport

Statistikat e Superiores, ja sulmuesit më produktiv


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e sulmuesve më të mirë të skuadrave të Abissnet Superiores.

Deri më tani janë luajtur 13 javë në Superiore. Në bazë të statistikave të këtyre javëve të para të kampionatit, veçohet dhe sulmuesi më produktiv i momentit. Pra, ai që ka shënuar dhe asistuar më shumë.

Sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, ka realizuar deri tani shtatë gola dhe pesë asiste. Ai mund të konsiderohet si arma kryesore e bardhebluve, që aktualisht mbajnë kreun e Superiores.

Lojtari që ka përqindjen më të lartë të realizimeve nuk është Seferi. Qendërsulmuesi i Laçit, Dejan Zarubica kryeson renditjen në bazë të përqindjeve.

Perqindja e realizimeve

Malazezi ka shënuar në më pak tentativa drejt portës kundërshtare, ndaj dhe qëndron në krye të listës. Ndërsa, Seferi, Agim Ibraimi dhe Ante Aralica kanë realizuar gola, por kanë pasur më shumë tentativa drejt portave kundërshtare.

Zarubica ka përqindje realizimi 35.714%. Pas tij vjen Alfred Mensah-u i Skënderbeut me 31.25% dhe Vitor Feijao i Kukësit me 28.412%.

Gjuajtjet drejt portave kundershtare, per cdo 90 minuta

Përsa i përketë gjuajtjeve drejt portave kundërshtare, listën e kryeson Ibrahimi. Kapiteni i Dinamos kryen 2.85 tentativa për ndeshje.

Në vend të dytë renditet Aralica i Vllaznisë me 2.64 tentativa dhe Seferi me 2.54 tentativa. Zarubica ka vetëm 1.37 tentativa për ndeshje, Mensah 1.26 dhe Feijao 1.48.

Prekjet e topit ne zonen e portes kundershtare, cdo 90 minuta

Statistikat rreth prekjes së topin brenda zonës së rreptësisë së ekipit kundërshtar i kryeson Zarubica. Malazezi ka 4.4 prekje për çdo 90 minuta. Në vend të dytë qëndron Seferi me 4.21 prekje dhe në të tretin Aralica me 3.87 prekje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore