Sport

Statistikat e krosimeve në Kategorinë Superiore


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e krosimeve gjatë ndeshjeve të ekipeve të Kategorisë Superiore në këtë sezon.

Vllaznia është ekipi që kroson më shumë përgjatë 90 minutave, mesatarisht 19.32 krosa. Ndërsa, Bylisi është ekipi që ka saktësinë më të madhe të krosave 39.7%.

Apolonia është ekipi që kroson më pak dhe me saktësinë më të vogël të tyre. Përkatësisht 10.77 krosime për 90 minuta dhe me saktësi 27.4%.

Vllaznia është ekipi që kroson më shumë nga krahu i djathtë, mesatarisht 10.77 krosime për 90 minuta, Nga krahu i majtë, gjithashtu përsëri Vllaznia kryeson me 8.86 krosime dhe ndiqet nga Bylisi me 8.5.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore