Sport

Statistikat e FSHF, Vllaznia mbretëresha e zotërimit të topit


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar disa statistika lidhur edhe me përqindjen e zotërimit të topit dhe gjuajtjeve në portë për 90 minuta. Statistikat i përkasin sezonit aktual nga nëntori 2020 deri në shkurtin e 2021.

Vllaznia është ekipi që zotëron më shumë topin gjatë 90 minutave. Shkodranët e mbajnë topin  54.8%. Ndiqen nga Partizani me 53.7%, ndërsa në vend të fundit, që zotëron më pak topin është Apolonia me 43.1%.

Përsa i përktet gjuajtjeve në portën kundërshtare po për kohën nëntor 2020 – shkurt 2021, Bylisi lëshon më shumë gjuajtje, 12.78, ndiqet nga Vllaznia me 12.24 dhe Kukësi me 12.05.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore