Sport

Statistikat e FSHF, kryeson qarku i Fierit me Bylisin që godet dhe Apoloninë që goditet


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e ekipeve të Kategorisë Superiore, mbi gjuajtet në portat kundërshtare dhe ato që pësojnë, përgjatë 90 minutave. Ka supriza përsa i përketë ekipeve që kryesojnë me gjuajte. Bylisi është “mbreti” për goditje në portën kundërshtare.

Bylisi ndonëse po kalon një moment jo fortë të mirë në kampionat, duke u renditur në vendin e fundit, në statistika është komplet ndryshe. Ekipi i Veljko Dovedan-it, ka mesatarisht për 90’ 13.13 gjuajte drejt portës kundërshtare, por shënon pak.

Kjo ka qenë pikërisht problematika kryesore e ekipit, e shprehur gjerësisht në media nga tekniku Dovedan, që faza e sulmit nuk ka qenë produktive aq sa duhet.

Pas Bylisit renditen Kukësi me 12.72 gjuajte, Vllaznia me 11.96, Teuta 11.83, Laçi me 11.46, Tirana me 9.67, Partizani me 9.26, Apolonia me 7.84, Skënderbeu 7.59 dhe në vend të fundit Kastrioti me 7.5.

Apolonia është ekipi që pëson më shumë goditje në portë përgjatë 90 minutave. Fierakët mesatarisht pësojnë 13.87 gjuajtje. Deri tani Apolonia ka pësuar 31 gola në kampionat. Renditet e parafundit për gola të pësuar. Ndiqet nga Skënderbeu, i cili ka 13.23 gjuajtje drejtë portës nga kundërshtarët dhe ka pësuar 38 gola.

Ekipet e tjera sipas gjuajtjeve që pësojne renditen: Kastrioti 11.59, Kukësi 10.13, Laçi 9.7, Bylisi 9.58, Partizani 9.42, Tirana 9.3, Teuta 8.61 dhe Vllaznia si ekipi që pëson më pak gjuajtje gjatë 90 minutave, 7.49.

Raporti i përgjithshëm i gjuajtjeve dhe pësimit të tyre, kryesohet nga Vllaznia me 4.02, ndiqet nga Bylisi me 3.55, Teuta 3.22, Kukësi 2.59, Laçi 1.76, Tirana 0.37, Partizani -0.16, Kastrioti -4.09, Skënderbeu -5.64 dhe Apolonia -6.03.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore