Sport

Statistikat e frikshme të Watford


Skuadra angeleze e Watford ka hyrë në librat e historisë me emërimin e Roy Hodgson, por jo për të mirë.

Grerëzat po kalojnë një formë shumë të dobët, ku kanë arritur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, duke humbur nëntë të tjerat.

Ky rekord i shtyu ata që të shkarkojnë edhe trajnerin e dytë gjatë këtij sezoni, italianin Claudio Ranieri.

Si zëvendësues të tij, Watford e ka emëruar trajnerin me përvojë shumë vjeçare, Roy Hodgson.

Mirëpo, së bashku me të, kanë ardhur edhe dy statistika, që pasqyrojnë një realitet të tmerrshëm për grerëzat.

Roy Hodgson është trajneri i gjashtë që emërohet në drejtimin e klubit, që nga hera e fundit kur ata kanë arritur të mbajnë portën e paprekur në Premier League.

Pra, Gracia, Sanchez Flores, Pearson, Munoz, Ranieri dhe tani Hodgson.

Nga këta emra, asnjëri nuk ka arritur asnjëherë që nën drejtimin e Watford të përfundojë një ndeshje për të pësuar gol.

Statistika tjetër interesante, është fakti që: Pesë fitoret e fundit të grerëzave si mysafir, kanë ardhur të gjitha nën trajner të ndryshëm.

Pra emrat e lartpërmendur, të gjithë kanë arritur vetëm një fitore si mysafirë në kuadër të Premier League.

Nëse Hodgson e arrin këtë ai do bëhej i gjashti.

Se a do e arrijë këtë gjë, dhe a do e mbajë ai portën e paprekur nën drejtimin e klubit, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore