Futboll

Statisticienët sportivë profetizojnë Scudetto për Inter-in


Fitoria tepër e rëndësishme e Inter-it me Lazio-n, e cila kishte gjashtë fitore radhazi, i ka bërë entuziastë analistët sportivë në Itali, të cilët kanë filluar të profetizojnë që tani titullin kampion për zikaltërit milanezë. Ata i referohen statistikave: në 80% të rasteve kush ka kryesuar renditjen në javën e 22-të ka fituar titullin e Serie A.

Ishte që prej 7 dhjetorit 2019 që Inter nuk kryesonte klasifikimin, por në atë kohë ishte java e 15 e fazës së parë. Ndërsa për kryesim të fazës së dytë duhet të kthehemi shumë vite më parë: 16 maj 2010, koha kur ekipin e drejtonte Murinho: viti i fundit i Scudetto-s dhe i triplette-s.

Në 26 edicionet e fundit, skuadra kryesuese e javës së 22-të përputhet me fitimin e titullit në 21 raste (80,7%) dhe vetëm pesë të tjera (19,2%) kanë përfunduar pa sukses. Një pakicë rastesh kjo që ka rezervuar surpriza edhe në situata të ngjashme me këtë aktualen: sezoni 2001/2002 dhe 2017/2018, kur Juventus respektivisht Roma-n dhe Napoli-n duke i rrëmbyer titullin.

Ndërsa për interistët ka ndodhur që në situata të ngjashme, në pesë raste, katër t’i fitojnë e (sezoni 2006/2007; 2007/2008; 2008/2009; 2009/2010). Por në të gjitha këto raste (kryesues në të 22-tën javë) avantazhi me ndjekësen e vendit të dytë ka qenë me shumë më tepër pikë (+6, +11). I vetmi precedent negative për Inter ka qenë sezoni 2002/2003, kur edhe pse kryesuese në javën 22, por me pikë të barabarta me Juve-n, titullin e fitoi kjo e dyta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore