Sport

Starti për garën e Silverstone, çfarë ka ndryshuar sprint-formati?


Gjatë garës së të dielës në çmimin e madh të Anglisë, vetëm tre pilotë do të startojnë aty nga ku siguruan vendin në provat e së premtes.

Kjo vjen falë sprint-formatit në mini-garën e ditës së shtunë, që vendosi radhitjen për garën normale.

Si rezultati i sprint-formatit, kjo radhitje ka ndryshuar shumë.

Gabimi i Perez është arsyeja kryesore e ndryshimit. Piloti meksikan u rrotullua në ndjekje të Lando Norris, duke u rrëuar në vendin e fundit.

Kjo e ka lëvizur çdo garues një pozicion më lartë.

Por, ndryshime kemi edhe në krye.

Max Verstappen arriti parakalimin ndaj Leëis Hamilton në start, dhe pozitën e parë e mbajti deri në fund.

Fituesit e madh të ditës ishin Alonso dhe Ocon të Alpine dhe Raikkonen i Alfa Romeo-s, të tre pilotët përfituan nga katër vende.

Humbësitë e mëdhenj ishin George Russell që humbi katër pozicione, dhe, padyshim Sergio Perez, që do të niset nga fundi.

Gara fillon sot në orë 16:00 me kohën tonë.

Si duket radhitja për startin, dhe sa pozicione kanë humbur/fituar garuesit, i gjeni më poshtë:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore