Futboll

Stankovic Jr, postim vulgar në Istagram për Milan


Që derbi mes Milan dhe Cervena Zvezda të ishte një ndeshje shumë e mirëpritur dihej, por postimi i fundit i djalit të Dejan Stankovic, Filip Stankovic, ka shkaktuar një trazirë të vërtetë në rrjete sociale.

Një foto e publikuar, edhe pse më pas e fshirë, ka mjaftuar për të ndezur shpirtrat dhe për të provokuar një stuhi të plotë. 19-vjeçari serb, portieri i tretë i Inter-it, e kishte përdorur tashmë Instagram-in për të uruar babanë e tij gjatë ndeshjes së parë të raundit të 32-të të Europa League, por tifozët nuk i kanë falur fjalët e tij.

Milani barazoi “derbi” me Yllin e Kuq, duke kaluar raundin për golat e shënuar jashtë shtëpisë dhe Stankovic, tha se ishte krenar për performancën e djemve të tij. Por djali i ish-legjendës së Inter-it dukej më pak diplomatik: “Krenar për ty baba” – shkruajti ai në Instagram – Milan m**i i”.

Mbështetësit e rossonerëve [kuqezinjtë e Milan-it] nxituan të sulmojnë profilin e tij dhe, edhe kur postimi u hoq, ata vazhduan të komentonin mbi fotot e tjera të portierit që luan rregullisht me të rinjtë e Inter-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore