Aplikacione

Stanford: “Zoom fatigue” është e vërtet


Nuk është imagjinata juaj – të gjitha ato orë në ‘Zoom’,‘Google Meet’ ose ndonjë platformë tjetër për komunikim dëmton trupin dhe trurin tuaj të cilën nuk e bën puna e rregullt në zyrë. Tani shkencëtarët thonë se e dinë pse.

Nëse jeni ndjerë i lodhur plotësisht pas një dite pune, ku aktiviteti i vetëm fizik që keni bërë ishte rimbushja e kafesë, studiuesit e Stanfordit tani kanë një emër për atë ndjenjë: “Zoom fatigue.”

Edhe pse shkencëtarët që përpunuan këtë studim të ri e publikuan me 23 shkurt në revistën e Technology, Mind and Behavior, theksuan se kjo mund të ndodhë në çdo platformë video thirrjesh.

Studiuesit thonë se “Zoom fatigue” zbret në katër shkaqe kryesore:

  1. Kontakti i tepërt dhe intensiv me sy.
  2. Shikimi i vazhdueshëm i vetes.
  3. Lëvizshmëria e kufizuar (të qenit e mbërthyer)
  4. Mungesa e bashkëveprimet dhe ambienti social

Ky hulumtimi ofron strategji për t’i kundërpeshuar ato si fikja e kamerës, pozicionimi i tryezës tuaj në mënyrë që të keni më shumë hapësirë ​​për lëvizje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore