Kultura

Stambolli ndër vendet më të lashta të botës


Stambolli shquhet për historinë më të lashtë, të botës. Ai është i vetmi vend i cili ndodhet mes dy kontinenteve Evropës dhe kontinentit të Azisë. Stambolli ka qenë kryeqytet i qytetërimeve (civilizimeve) të shumta si ai romak, latin, bizantin dhe osman si dhe një prej qyteteve më të vjetra të botës.

Krahas faktit se është një ndër qytetet turistike me zhvillimin më të shpejtë, Stambolli mbart edhe veçorinë e një prej qendrave tregtare me zhvillimin më të shpejtë. Ndryshe njihet si qyteti më i zhvilluar dhe më i madh i Turqisë, me zbulimet e fundit që tregojnë se historia e banimit njerëzor atje shkon rreth 400,000 vjet. Vitet e purpurta të Stambollit mund të kenë filluar në 330 kur Perandori Konstandin shpalli qytetin kryeqytetin e perandorisë së tij.

Shumëllojshmëria e pafund e Stambollit magjeps vizitorët e saj. Muzetë, kishat, pallatet, xhamitë e mëdha, pazaret dhe vendet me bukuri natyrore janë të panumërta. Në kohë të tilla ju mund të shihni pse Stambolli është me të vërtetë një nga qytetet më të lavdishme në botë.

Tragetet, shegat, panorama e Bosforit, pjerrtësitë, panoramat mahnitëse qiellore, të gjitha këto ndër gjërat më të pëlqyera lidhur me Stambollin. Po ashtu, në maje të listës kemi kulturën turke të çajit. Këtu, çaji pihet kudo, gjatë gjithë kohës. Edhe personi që t’i lustron këpucët në qoshe të rrugës ka një gotë çaji pranë vetes, përveçqë këtu s’mund të marrësh gotën me vete.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore