Sport

Ndeshja Partizani – Bilishti, policia sqaron ngjarjen


Mbi ngjarjen e mëhershme ku gjashtë futbolliste humbën ndjenjat në takimin e Kategorisë së femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, ka reguar policia e shtetit.

Ata shkruajnë:

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se  janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Ndeshja ishte ndërprerë para pjesës së parë, me disa prej futbollistëve që ishin dërguar direkt për në spital.

Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?

Ndeshja Partizani – Bilishti në kategorinë e femrave u ndërpre para përfundimit të pjesës së parë.

Kjo për shkak se gjashtë futbolliste të Bilishtit humbën ndjenjat në fushën e lojës.

Dy prej tyre u transportuan menjëherë në spital, për shkak gjendjes më të rëndë.

Endi Hyka, delegat i ndeshjes, ka urdhëruar që ndeshja të ndërpritet menjëherë duke thirrur më shumë ambulanca në vendin e ngjarjes.

Ndeshja e cila u ndërpre në pjesë të parë, ishte 5-0 në favor të Partizanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore