Lajme

Sputnik: “Vuçiç në nëntor takon Putinin – temë parësore Kosova”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Prewsidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Më 25 nëntor bëhet e ditur se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë për në Moskë, ku është ftuar të takojë Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas gazetës ruse të afërt me Kremlinin, Sputnik, takimi do të ketë “temë parësore çështjen e Kosovës dhe së dyti presidentët do të diskutojnë për krizën aktuale të gazit në Evropë”.

Ndërsa takimi i fundit mes dy presidentëve sllavë ka qenë në Qershorin e vitit të kaluar, ku Vuçiç morri pjesë në paradën e organizuar ushtarake për shënimin e 75 të vjetorit rus të fitores, qe ata e quajnë, “fitore kundër fashizmit të Luftës së Dytë Botërore”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditë më parë priti të parin e diplomacisë ruse, ministrin e jashtëm Sergej Lavrov, pas të cilit tha se “Serbia ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë”.

“Kjo është interesi i Serbisë dhe shprehja e miqësisë sonë që është me shekuj e gjatë, dhe këtë nuk e fsheh”, deklaroi presidenti serb pas takimit, raporton Tanjug.

Ndërkaq Vuçiç i kishte shprehur Lavrov-it edhe dëshirën e tij që së shpejti të takohet me presidentin rus, Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore