Sport

Sportiviteti i madh i Harvey Elliott


Harvey Elliott është vetëm 18-vjeç, por profesionalizmi që ai ka shfaqur ditëve të fundit tregon ndryshe.

Futbollisti i akademisë së Liverpool-it, këtë vit e filloi me skuadrën e parë, duke u kthyer në pikë kyçe për planet e Jurgen Klopp.

Mirëpo, në ndeshjen përballë Leeds United, Elliott pësoi një lëndim të rëndë.

Pas një dueli me Pascal Struijk, ai theu këmbën.

https://www.youtube.com/watch?v=Vcx71fZby9U

Ky lëndim do ta lë jashtë fushave për gjashtë muaj të paktën fantazistin e Liverpool-it.

Pascal Struijk, që u ndëshkua me karton të kuq, do t’i mungojë Leeds-it në tre ndeshjet e ardhshme.

Apeli për zvogëlimin e dënimit të tij, u refuzua nga Federata Angleze.

Mirëpo, me një koment në profilin e Sky Sports në Instagram, Harvey Elliot u shpreh kundër këtij vendimi.

“Më vjen keq për këtë Pascal. Mendoj se është gabim. Por do të kaloj shpejtë dhe ti do kthehesh përsëri. Qëndro pozitiv”.

Me këtë koment, Elliott ka shfaqur profesionalizëm dhe sportivitet, duke marrë shumë përgjigje pozitive nga tifozët e futbollit anglez, dhe jo vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore