Sport

Sponzorët multimilionësh të Superligës


Normalisht se një projekt që ndryshon një sport të tërë, do të ketë edhe sponzor që ofrojë shifra dhe përfitime marramendëse.

Sipas Financial Times, investimet për Superligën do jenë të pabesueshme.

Për kompanitë e transmetimeve, Perez po kërkon që të sigurojë marrëveshje më katër nga kompanitë më të mëdha në botë.

Ato janë: Amazon, Facebook, Disney dhe Comcast, kjo e fundit që ka në drejtim Sky Sport-in.

Këto do të sillnin të ardhura vjetore deri në katër bilionë euro, raporton Financial Times.

Besimi është i lartë dhe marrëveshjet pritet të zyrtarizohen shumë shpejtë.

Por, kjo nuk është e vetmja. Drejtuesit e Super League janë shumë të interesuar në një seri televizive.

Ata e pëlqejnë konceptin që përdor “Drive to Survive”, e cila është një seri e dedikuar për çdo sezon të Formula 1.

Një ide e njejtë në bashkëpunim me ‘Amazon’, do të ishte e mirëpritur për drejtuesit e ligës.

Të ardhurat vjetore pritet të kalojnë për dy herë ato që i gjeneron Champions League aktualisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore