Sport

Sponsorizimet, cilët klube fitojnë më shumë


Photo: Gustavo Valiente/ Getty Images

Sponsorizimet janë marrëveshjet të cilat iu japin klubeve miliona eruo në vit. Sigurisht këtu bëhet fjalë për top klubet e futbollit, pasi janë pikërisht ato që marrin shuma të konsiderueshme dhe shërbejnë si marketing për firmat e ndryshe që i sponsorizojnë.

Por, cilat klube kanë marrëveshjet më fitimprurëse nga sponsorët? Gazeta italiane “Tuttosport” ka bërë renditjen e 10 klubeve që fitjonë më shumë.

Nga kjo renditje vërehet se ka pesë klube angleze, dy spanjolle, si dhe nga një përkatësisht nga Italia, Gjermania dhe Franca.

Liverpool qëndron në vendin e 10 me 82 milionë euro nga sponsorizimet. 35 milionë vijnë nga Nike dhe 47 nga institucioni kreditor Standard Chartered.

Juventus, i vetmi ekipin italian në 10-she, fiton 100 milionë euro. 55 milionë nga Adidas dhe 45 nga Jeep

Bayern Munich, i vetmi ekip gjerman në listë, fiton 110 milionë euro. 60 milionë nga Adidas dhe 50 nga kompania e telekomunikacionit Telekom.

Chelsea renditet në vendin e shtatë me 117 milionë euro.70 milionë nga Nike dhe 47 nga kompania telefonike 3.

Arsenal-i gjendet në vendin e gjashtë me 118 milionë euro. 71 milionë nga Adidas dhe 47 nga Emirates.

Manchester United i vendit të pestë fiton 143 milionë euro. 88 milionë nga Adidas dhe 55 nga kompania e teknologjisë TeamViewer.

PSG, skuadra e vetme franceze në listë, fiton 148 milionë euro. 80 milionë nga Nike dhe 69 nga Qatar Airways.

Manchester City hap podiumin me 155 milionë euro. 76 milionë nga Puma dhe 79 nga linja ajrore Etihad.

Barcelona qëndon në vendin e dytë me ​​175 milionë euro. 105 milionë nga Nike dhe 70 nga Spotify.

Vendi i parë zihet nga gjigandët spanjollë të Real Madrid. Kampionët në fuqi të UEFA Champions League fitojnë 190 milionë euro. 120 milionë vijnë nga Adidas dhe 70 nga Emirates.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore