Shëndet

SPOK: Sëmundja e mushkërive që prek më shumë gratë


Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është konsideruar gjithmonë si sëmundje e meshkujve, ndërkohë që aktualisht po vret më shumë gra sesa burra.

Gati 8% e e grave në Amerikë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa burrat nën 6%.

Simptomat e SPOK janë kolla kronike, teshtima, shtrëngime në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.

Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, megjithatë mund të ngadalësohet përkeqësimi i saj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë pacientët e diagnostikuar me SPOK është të heqin dorë nga duhani.

Përveç duhanpirjes, faktorë të tjerë si ndotja e ajrit dhe gjenetika mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Gratë janë më të rrezikuara se burrat që të kenë përkeqësim të gjendjes si pasojë e infeksioneve ose ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore