Pajisje

Spiuni kinez që përdori Gmail-in dhe iCloud-in për të vjedhur sekretet tregtare të korporatave


Kur Xu Yanjun u gjykua vjeshtën e kaluar në Cincinnati, shënoi herën e parë që një oficer i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të Kinës ndiqej penalisht.

Një specialist në vjedhjen e sekreteve të teknologjisë së aviacionit, arrestimi i Xu i dha FBI-së një sasi të paprecedentë informacioni në lidhje me punën e brendshme të shërbimeve inteligjente të Kinës.

Përralla është e mbushur plot: korrespondenca digjitale, dokumentet dhe regjistrimet tregojnë se si Xu zhvilloi burime, depërtoi në dhomat e hoteleve dhe drejtoi sulme kibernetike.

E gjithë falë zakoneve teknologjike të tij.

Në një kohë kur në SHBA dhe Evropë debatohej mbi rreziqet e sigurisë të pajisjeve kineze nga Huawei dhe platformave të teknologjisë kineze si TikTok, është mahnitëse të shohësh se si anëtarët e vërtetë të inteligjencës kineze mbështeten te Apple-i dhe Google-i.

Xu dhe kolegët e tij kanë iPhone dhe i kontaktojnë burimet e tyre përmes Gmail-it.

Një aktakuzë e lidhur me rastin përshkruan se si një haker i qeverisë kineze menaxhon arsenalin e tij malware përmes platformës të zhvillimit të Google AppEngine.

Xu përdori një adresë Gmail-i për të regjistruar llogarinë e tij iCloud, një vendim që thjeshtoi jetën e agjentëve të FBI-së që e hetonin atë nga larg.

Urdhrat për Apple-in dhe Google-in, përveç mjeteve të mjekësisë ligjore digjitale për kopjimin e të dhënave nga një telefon fizik në vetvete, janë ato që zgjidhën vërshimin e informacionit mbi të cilin bazohej çështja.

Madje shkaktuan padi të shumta të reja.

Është e vetëkuptueshme që të dhënat e tij të punës ishin jashtëzakonisht të ndjeshme dhe jeta e tij personale ishte gjithashtu goxha e shthurur.

Dhe ndoshta nuk do të ishte bërë një çështje publike nëse ai nuk do të kishte dalë jashtë Kinës.

Por gjithsesi, është potencialisht një dëshmi e joshjes dhe lehtësisë së këtyre produkteve, ose e rrallësisë së jashtëzakonshme të njerëzve që e marrin seriozisht sigurinë e të dhënave.

Po ashtu Xu kishte një telefon pune Huawei, i cili mund t’i kishte sjellë më shumë telashe FBI-së. Por ai nuk dukej se e përdorte shumë.

Ndoshta të jetosh në një botë me mashtrime dhe hakerime të vazhdueshme e bën dikë pak nihilist për mundësinë që çdo gjë të jetë vërtet e sigurt.

Marrë nga “Bloomberg”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore