Jetesë & Stil

Spike Lee president i jurisë së festivalit të Kanës


Spike Lee do të kryesojë jurinë e Edicionit të 74-të në festivalit e filmit në Kanë.  I planifikuar të zhvillohet nga data 6 deri më 17 korrik. Fillimisht u bënë plane për në maj por sërish u kërkua të riorganizohej për të mos lejuar që eventi të pësonte anulim të mëtejshëm si rezultat i pandemisë së koronavirus.

Organizatorët premtojnë 12 ditë feste duke shpalosur art, krijimtari, dhe plot takime të shumëpritura. Këtë dekadë të re, festivali i filmit në Kanë inagurohet, nga presidenti dhe një juri e jashtëzakonshëme.

Jo vetëm si një nga regjisorët më të mëdhenj të brezit të tij por Spike Lee spikat gjithashtu si skenarist, aktor, redaktor e producent. Ndërkaq, sot feston 64-vjetorin e lindjes.

Organizatorët premtojnë 12 ditë feste të artit e krijimtarisë.

Festivali i filmit të Kanës daton në vitin 1932, kur Jean Zay, ministri francez i Arsimit Kombëtar, me propozimin e Philippe Erlanger dhe me mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve propozuan për të ngritur një festival kinematografik ndërkombëtar. Në vitin 1947-të, festivali është mbajtur si “Film Festival du Cannes”, ku u prezantuan filma të ndryshëm nga vende të ndryshme.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore