Sport

Spektakël nga Hamilton në ‘Sprint’, Bottas dhe Verstappen në vijën e parë të nisjes


Ky sezon i Formula 1 sa vazhdon e bëhet më spektakolar.

Kur kanë mbetur edhe katër gara deri në fund, çmimi i madh i Brazilit ka sjellë një dramë, por jo në pistë.

Kjo garë, është e treta e formatit sprint, pra me provat zyrtare që mbahen të premten, garën e shkurtër sprint që mbahet të shtunën, për të përcaktuar startin dhe gara normale, që zhvillohet të dielën.

Të premtën, Lewis Hamilton doli i pari në prova, por pas tyre u pa një problem në makinën e tij.

Në makinën e Hamilton, sistemi DRS, pra pjesa e prapme e makinës, ishtë për 0.2 milimetra më e gjërë se që duhet, duke rezultuar në diskualifikimin e tij nga provat.

Pra, kjo e detyroi Hamilton-in të niset i fundit, në garën e shkurtër 24-xhiro.

Shtatë herë kampioni i botës dhuroi spektakël, duke u ngjitur i pesti në vetëm 24 raunde, me një performancë shumë të mirë.

Një nga një, ai parakaloi 15 pilotë. Por, për shkak të një problemi tjetër, ai do të niset në vendin e dhjetë në Brazil.

Nëse një performancë si ajo e djeshma mbahet, atëherë Hamilton mund të shpresojë edhe për podiumin.

Në krye, Valtteri Bottas e parakaloi Max Verstappen në fillim dhe vendin e mbajti deri në fund.

Ai do niset nesër i pari, dhe Max i dyti. Carlos Sainz me Ferrari vjen i treti, Sergio Perez i katërti, Lando Norris i pesti, dhe me radhë Charles Leclerc, Pierre Gasly, Esteban Ocon, Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore