Lajme

Specializantët e rinj kërkojnë paga të dinjitetshme


Nga protesta e specializantëve të rijn

Gjatë ditë së enjte përfaqësuesit e këshillit të specializantëve të cilët janë përfaqësues të klinikave të specializantëve kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë për statusin e tyre ekonomik dhe profesional.

Sipas tyre mjekët e rinj specializant qe 20 vjet që nga periudha e pasluftës neglizhohen nga institucionet e Kosovës.

“Kërkojmë nga Kryeministri i Kosovës dhe nga Ministria e Shëndetësisë ta ndalin traditën e shpërfilljes të mjekëve të rinj veçanërisht mjekëve në specializim”, ka thënë Arianit Zaimi njëri nga përfaqësuesit e këshillit së specializantëve, në një prononcim për media gjatë protestës.

Zaimi, madje para mediave ka njoftuar edhe me disa nga kërkesat e tyre, ku mes tjerash statusin e mjekut të rregullt, pasi, sipas tij, subvencionet të cilat ata i marrin janë ndihma sociale.

“Kërkesa jon e dytë është që kujdestaritë të paguhen, ne mbajmë kujdestari 24 orë dhe nuk paguhemi asgjë për këtë. Gjithashtu kemi kërkuar paga të dinjitetshme dhe të ndryshohet udhëzimi administrativ. Sa i përket pagës ne nuk kemi cekur koeficientin prandaj e kemi lënë në dorën e profesionistëve që të na hartojnë paga të dinjitetshme”, ka shtuar Zaimi

Ai në fund ka potencuar protesta e këshillit të specializantëve do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

“Ne do të vazhdojmë me protesta deri atëherë kur na prezantohet një dokument në formë të shkruar i cili garanton që kërkesat tona do të realizohen”, ka përfunduar ai.

Ndërsa në anën tjetër Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjatë ditës së enjte do të jetë në grevë për tetë orë, me kërkesën e rregullimit të gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor, respektivisht miratimi në Parlament i Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe fillimi i implementimit të tij nga viti 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore