Gatimi

Speca të mbushur, shija që na serviret në verë


Vera na sjell një sërë recetash në mendje. Një ndër më të përdoruarat janë “specat e mbushur”.

Përbërsit: një kilogramë speca mesatare, katër patate, 300 gramë mish i grirë, një qepë, një thelb hudhër, një karotë, kripë, piper, 100 ml salcë domatesh.

Përgatitja

Në një enë grijmë qepën dhe e fërgojmë derisa të zbutet. Më pas, shtojmë karotën, patatet dhe hudhrën.

Pasi janë skuqur për 10 minuta shtojmë mishin e grirë dhe salcën e domateve.

Specat i radhisim në tavë dhe i mbushim me përbërësit.

Në tavë shtoni pak ujë të valuar dhe i piqni në 200 gradë për 40 minuta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore