Sport

Spartak Moska do të përjashtohet nga Liga Evropës


Sipas asaj që raporton gazeta gjermane “Bild.de”, klubi rus, Spartak Moska, do të përjashtohet nga Liga Evropës.

Sipas mediumit gjerman, UEFA ka marrë këtë masë ndaj tyre, shkaku i agresionit rus ndaj Ukrainës në luftën që është duke ndodhur.

Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë klubi i Leipzig, që ishte planifikuar të luajë në fazën e 1/8-ve të finalës kundër moskovitëve, do të kalojnë direkt në çerekfinale.

Leipzig pranoi se janë në bisedime intensive me UEFA-n për mënyrën se si do zhvilloheshin ndeshjet ndaj Spartakut, vendim i cili pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Kujtjojmë që për të arritur në këtë fazë, Leipzig eliminuan Real Sociedad-in, derisa Spartak Moska kaloi nga faza e grupeve në fazën e 1/8-ve, pasi që ishte e para në grupin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore