Shqipëria

Spanjë, vijon shpërndarja e librave shkollorë shqip dërguar nga QBD


Vijon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore të botuara dhe të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në shkollën e gjuhës shqipe në Madrid, pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid dhe vetë ambasadori Gazmend Barbullushi, ka bërë shpërndarjen e librave shkollorë “Të mësojmë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare 1, 2, 3”.

Librat janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“U urojmë suksese në këtë vit shkollor nxënësve dhe falënderojmë mësuesen e gjuhës shqipe në Madrid, znj. Flora Sallabanda, prindërit e fëmijëve për rëndësinë dhe kohën që i kushtojnë mësimit të shqipes”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore