Lajme

Spanjë/ Gjenden të mbytur 4 emigrantë


Të paktën katër emigrantë janë gjetur të mbytur në një varkë në ishujt Canary-e. Lajmi u bë i ditur nga Kryqi i Kuq spanjoll.

Varka e vogël u pikas nga një anije peshkimi rreth 200 kilometra në jug të El Hierro-s, një nga ishujt më të vegjël të Canary-eve.

Një ekip operacional i shpëtimit bëri me dije se në bord ishin 23 persona. Prej tyre, 16 në gjendje të rëndë dhe tre në gjendje të qëndrueshme.

Numri i emigrantëve të jashtëligjshëm që arrijnë në Spanjë nëpërmjet Canary-eve ka qenë tetë herë më i lartë se sa krahasuar me vitin 2019, kur Covid-19 ende nuk kishte goditur. Industria në vendet e Afrikës Veriore ose atë Sahariane janë goditur rëndë nga pandemia.

Kjo i ka shtyrë njerëzit të kërkojnë me ngulm rrugët e rrezikshme të detit për një jetë më të mirë.

Vitin e shkuar, qindra njerëz humbën jetën pasi provuan të kalonin ishullin. Varka të tejmbushura janë bërë tashmë rutinore në kalimin në Canary-e.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, ka bërë gjithashtu përpjekje për të ndaluar fenomenin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore