Lajme

Spanjë/ Aksidenti i merr jetën një shqiptari dhe një rumuni


Një aksident është regjistruar në orën 5 të mëngjesit në Spanjë, ku njëri mes dy të vdekurve është shqiptar dhe tjetri rumun.

Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës.

Siç raportohet në mediat spanjolle, një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur dhe dy të tjerë kanë vdekur. Në aksident janë përfshirë dy makina.

Sipas raportimeve, dy viktimat janë gjetur pa rroba në trup dhe njërit prej tyre i ishte prerë koka.

Të dy trupat siç, shkruajnë mediat spanjolle, kanë shenjta të qarta të gjymtimit.

Po ashtu bëhet me dije se viktimat janë të moshës 24-vjeçare.

Identiteti i tyre nuk është bërë akoma i ditur.

Hipoteza kryesore e hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata.

Po ashtu nuk përjashtohet as pista që ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Kjo, për vetë faktin që viktimat ishin të zhveshura.

Në përfundim do të jetë autopsia për viktimat që do të zbulojë shkakun e vdekjes.

Hetimet vazhdojnë nëse kishte ndonjë automjet të tretë të përfshirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore