Bota

Spanja regjistër për të vaksinuarit


Njerëzit që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit në Spanjë do të renditen në një regjistër të ri që do të ndahet me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. 

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, theksoi se informacioni nuk do të bëhet publik, në përputhje me ligjet e Spanjës për mbrojtjen e të dhënave dhe vaksinimet nuk do të bëhen të detyrueshme.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër i atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjeshtë e kanë refuzuar atë”, tha Illa për televizionin La Sexta.

Gjithashtu, pas intervistës televizive të ministrit të hënën, kryetarja e Agjencisë Spanjolle të Barnave, Maria Jesus Lamas, u shpreh se regjistri i ri do të përdoret “për të kuptuar shkaqet e rënies së vaksinimit, si shkak i dyshimit ose refuzimit”.

“Regjistri është anonim. Nuk ka asnjë shans për të identifikuar askënd në regjistër”, shtoi ajo.

Qeveritë rajonale të Spanjës administrojnë vaksinat në të gjithë vendin, përfshirë dhe rajonin jugor të Andaluzisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore