Lajme

Spanja refuzon mbylljen ndaj variantit të ri të Covid-19


Autoritetet në Spanjë këmbëngulin që varianti i ri i Covid-19 nuk mund të shkaktojë një rritje të rasteve në vendin e tyre, ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës e filloi vitin 2021 me ndalime ose urdhra të qëndrimit në shtëpi.

Ato thonë se vendi mund ta shmangë një bllokim të plotë, madje edhe kur spitalet e tij të mbushen me të sëmurë nga Covid-19.

“Masat duhet të jenë të lokalizuara, në mënyrë që të kufizohen tubimet shoqërore pa e ndikuar të gjithë ekonominë e vendit”, thonë zyrtarët në Spanjë.

Gati 39 mijë raste të reja u raportuan me datë 13 janar dhe mbi 35 mijë me datë 14 janar. Këto janë disa nga rritjet më të larta ditore deri më tani në Spanjë.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe po e bëjmë atë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në një konferencë shtypi. Ai ka përjashtuar një urdhër kombëtar për izolimin në shtëpi. Ndërsa Fernando Simon, eksperti më i lartë i qeverisë për viruset, ka fajësuar për rritjen e fundit të rasteve festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ndryshe nga Portugalia, e cila po vazhdon një bllokim prej një muaji dhe po dyfishon gjobat për ata që nuk mbajnë maska, zyrtarët në Spanjë këmbëngulin se do të jetë e mjaftueshme marrja e masave të shkurtra./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore