Lajme

Spanja fal separatistët katalanas


Qeveria e Spanjës ka falur zyrtarisht një grupim separatist katalanas, të cilin e pati dënuar në vitin 2019, pas një pretendimi për të fituar pavarësinë nga Spanja në vitin 2017.

Nëntë udhëheqës të lëvizjes separatiste u gjenden fajtorë për veprat e tyre në gjyqin e kryer në vitin 2019.

Kjo lëvizje ngjalli reagime të shumta në Spanjë, me dhjetëra mijëra spanjollë, të cilët protestuan ndaj vendimit.

Nga ana e qeverisë ndërkaq, argumentohet se situata do të qetësohet nëpërmjet këtij vendimi. Tensionet në rajonin e Cataluna-s, do të shtensionohen.

Rajoni gjysmë-autonom kërkoi të fitonte pavarësinë nga Spanja katër vjet më parë. E vetmja gjë që ai solli, ishte një krizë politike, ndër më të thellat në 40 vjetët e fundit.

Lirimi i separatistëve nga burgu tashmë, mund të kërkojë disa ditë afat. Fillimisht ai duhet të vuloset nga mbreti dhe të botohet në fletoren zyrtare.

Por, sërish, personat, të cilët janë dënuar, nuk do të mund të ushtrojnë funksione publike.

“Është koha të ndërrojmë faqen e historisë”, do të deklaronte kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Një numër partish politike sakaq – kryesisht të kampit nacionalist – kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin e qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore