Lajme

“Spanja do e njohë Kosovën si shtet” – Mobilizohet diplomacia serbe


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç dhe Ministri i Jashtëm të Spanjës, Jose Albares

Frika se Spanja do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur ka mobilizuar diplomacinë serbe.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në një organizim të OSBE-së ka takuar ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Albares.

Selakoviç ka thënë se është mirënjohës ndaj Spanjës për siç ka thënë ai “përkrahjen për integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë”.

“Në margjina të Këshillit Ministror të OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Albares. Bashkëpunimi ekonomik Spanjë-Serbi, rruga evropiane e Serbisë, Kosova ishin çështjet që u diskutuan”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë”.

“Ne i jemi mirënjohës Spanjës për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe parimore ndaj “integritetit territorial dhe sovranitetit të të Serbisë”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç

Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, po përgatitet të bëjë një kthesë historike në pozicionin e Spanjës ndaj Kosovës, me një deklaratë që do të përfshijë njohjen e parë de-facto të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, shkruante gazeta spanjolle “The Objective” më 20 nëntor.

Burime diplomatike sigurojnë këtë medium se mund të jetë hapja e një zyre tregtare apo kulturore në kryeqytetin kosovar siç ndodhi gjatë regjimit të Frankos me BRSS dhe vendet e tjera komuniste, pa nënkuptuar njohjen e plotë, por nga Zyra për Informim Diplomatik (OID) i është përgjigjur këtij mediumi se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se të tjera janë duke u studiuar.

Ndryshe Spanja është një nga pesë vendet e BE-së – së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore