Përballje

Spanja dhe Franca përballen në finalen e Ligës së Kombeve


Sonte (e diele) do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohen Spanja dhe Franca.

Ky takim që do të na ofrojë kampionin e Ligës së Kombeve të këtij edicioni, do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos me fillim nga ora 20:45.

Spanja u kualifikua në këtë finale, pasi një ndeshje më herët mposhti Italinë me shifrat 1:2, ndërsa Franca pas një 90-minutëshi dramatik fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 3:2.

Sa i përket renditjes së FIFA-s, Franca gëzon katër vende më lartë se Spanja, duke u pozicionuar në vendin e katërt, ndërsa spanjollët gjenden në vendin e tetë.

Këto dy kombëtare në total janë përballur 35 herë mes tyre në të gjitha garat (përfshirë edhe ndeshjet miqësore), prej të cilave Franca ka bilanc më të mirë me 16 fitore, shtatë takime kanë përfunduar në barazim, ndërsa 12 fitore i takojnë Spanjës.

Sa i përket formacioneve të mundshme, të dyja ekipet pritet të rreshtohen sikurse në ndeshjet gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore