Euro 2020

Spanja deklason Sllovakinë


Dueli mes Sllovakisë dhe Spanjës ishte interesante dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 5:0.

Spanja dominoi ndeshjen nga minutat e para, ku nuk e lejoi Sllovakinë të krijojë asnjë mundësi që rrezikon portën spanjolle.

Sllovakët kishin vetëm një mundësi për gol gjatë gjithë ndeshjes, por ai rast rezultoi me pozicion jashtë loje.

Spanja është radhitur e dyta me pesë pikë në Grupin E, pasi Suedia mposhti Poloninë në një ndeshje dramatike ku arriti të siguroi shtatë pikë.

Para golit të parë, Spanja kishin një mundësi për të shënuar nga pika e penaltisë në minutën e 12-të, por Morata nuk arriti të shënojë.

Goli i parë i Spanjës erdhi në minutën e 30-të nga një goditje e fortë e Sarabias, e cila përfundoi në shtyllë, por portieri sllovak, Martin Dubravka gaboi duke e quar topin në portën e gabuar.

Momenti i golit të parë

Para mbarimit të pjesës së parë, ishte Aymeric Laporte i cili dyfishoi rezultatin, duke shënuar një gol me kokë.

Momenti i golit të dytë

Pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm, ku në minutën e 56-të shënoi Pablo Sarabia nga një aksion fantastik i Spanjës.

Momenti i golit të tretë

Në minutën e 66-të, në lojë u inkuadrua Ferran Torres i cili shënoi një minut pas inkuadrimit.

Ai shënoi një gol të bukur me thembër, pas një pasimi nga Sarabia.

Momenti i golit të pestë

Për të i dhënë fund natës, ishte Juraj Kucka i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e71-të.

Momenti i golit të gjashtë

Spanja do përballet me Kroacinë në fazën e eliminatoreve, të cilët ishin radhitur në pozitën e dytë në Grupin D.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore