Shqipëria

SPAK sekuestron pasuritë e grupit të Dosjes 339


Me datën 1 shkurt 2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal të të pandehurve të Dosjes 339. Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprës penale. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe kaluara në favor të shtetit është rreth pesë milionë euro.

Për tre nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Janë konfiskuar dhe kanë kaluar në favor të shtetit shtatë automjete dhe një hotel:

Hotel “ADOR në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha

Automjeti tip “Audi”,  në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha

Automjeti tip “Porche Cajen”, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti

Automjeti  tip  “Mitsubishi”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj dhe automjeti me targa DR 328 A

Automjeti me traga  AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli dhe automjeti “Audi A6”, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar në total pjesëtarët e grupit me 124.8 vite burg.

Kujtojmë se rreth 182.5 kg heroinë u sekuestruan në laboratorin e Brenogës në Has. Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339. Laboratori i dosjes është zbuluar në tetor të 2019-ës. Dosjen e mori nën hetim SPAK me qëllim që të hetonte grupin kriminal të Shijakut, të kryesuar nga Avdylajt. Spak do të hetonte dhe lidhjet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore