Shqipëria

SPAK për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës: Shkeli barazinë në tendera publike


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zyrtarizuar akuzën ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, pas arrestimit të tij të mërkurën e 15 marsit.

Lajmi u bë i ditur nga SPAK, duke cituar njoftimin për shtyp.

Institucioni i drejtësisë bëri me dije se Alla dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ndër të tjera, prokuroria shton se kanë rënë në pranga edhe 12 persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë.

Nga hetimi ka rezultuar se për ish-zyrtarin nën hetim “me detyrë kryebashkiak me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur më 30 prill të vitit 2021”.

Kjo, ndaj operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322. milionë lekë të reja, me afat kohor 10 mujor, vëren SPAK.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.

Kjo procedurë prokurimi dyshohet që është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.

Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit miratuan kritere për të favorizuar një firmë pjesëmarrëse në tender firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumentacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).

Alla nuk është i pari kryebashkiak i Partisë Socialiste, i cili bie në pranga për këto akuza.

Më parë, kreu i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, u arrestua, pas një hetimi të nisur që në korrik të vitit 2020, pasi u dyshua se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnjë.

Në pranga ra edhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi dhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve/Juridike.

Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga dy zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, në vitin 2020.

Ndërsa, më 1 mars 2023, Apeli i GJKKO-së, e dënoi Tushen me pesë vite burg, duke e shpallur fajtor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore