Gatimi

Spaghetti me fruta deti, pjata ideale për pushime


Ndryshim i stinës kërkon gjithmonë ushqime të ndryshme në tavolinën tuaj. Kjo është një nga pjatat që përfaqëson më së miri stinën e verës.

Spaghetti me fruta deti

Përbërësit:120 gramë makarona, 100 gramë skampi, 100 gramë midhje, 50 gramë karkaleca, 50 gramë kallamar, 50 gramë oktapod, 200 gramë domate, dy thelpinj hudhër, pak vaj ulliri, pak majdanoz, pak kripë, pak verë e bardhë.

Përgatitja:

Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri dhe hedhim dy thelpinj hudhër dhe e kavardisin shumë pak, derisa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.

Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati tre minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë dhe e lëmë derisa vera të avullojë.

Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat, në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.

Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.

Pasi u kemi hequr ujin, i hedhim në tiganin, ku kemi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke i përzier vazhdimisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore