Receta e spagetit me midhje kombinon shijen e kripur të midhjeve dhe të erëzave të borzilokut e majdanozit. Pjata është perfekte për t’u shoqëruar me një gotë verë të bardhë.
Ndiqni më poshtë hapat e recetës për ta gatuar shumë lehtë në shtëpi dhe për të krijuar një vakt të shijshëm në çdo kohë.
Përbërësit: 1 kg midhje, 500 gr spageti, 200 gr domate konservë, 5 thelpinj hudhre, 1 qepë e vogël, ½ gotë verë e bardhë, ½ spec djegës (sipas dëshirës), erëza të freskëta si borzilok, majdanoz, piper i bluar.
Përgatitja
Në fillim ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë dhe kripë.
Në një tenxhere tjetër të vendosur në zjarr hedhim vaj ulliri, qepë, hudhër, spec djegës dhe i skuqim pak, pa marrë ngjyrë.
Shtojmë midhjet dhe i lëmë për 3 minuta me kapak të mbyllur, në mënyrë që të hapen. Më pas i shuajmë me verë të bardhë.
Shtojmë domatet, salcë, piperin, pak kripë, majdanoz dhe borzilok.
Përziejmë salcën bashkë me pastën, dhe pjata është gati për t’u shijuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh