Lajme

Sot vendoset kush do të intervistohet nga Komisioni Parlamentare për Energjinë Elektrike


Komisioni Parlamentare për Energjinë Elektrike

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetoj sektorin e energjisë elektrike në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2022 do të mblidhet sot për të mbajtur takimin e radhës.

Këtë të mërkurë, komisioni do të përpiloj listën e personave të cilët do të intervistohen nga ky komision.

Por, sa persona do të intervistohen dhe kush do të intervistohet, akoma nuk dihet, ka thënë Rashit Çalaj, një nga anëtarët e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së.

“Ende nuk e dimë as sa persona do t’i thërrasim as kë do t’a thërrasim”, ka thënë Çalaj në një prononcim të shkurtër për Albanian Post.

“Sepse krejt varet nga dokumentacioni i cili na vjen sot në Komision”, ka vazhduar më tej ai.

Sipas Çalajt, sot është afati i fundit, i paracaktuar, për dorëzimin e dokumentacioneve nga institucionet që ndërlidhen me sektorin e energjisë elektrike.

“Nga kuvendi, KEDS, ZRRE e të gjitha institucionet që ndërlidhen me punën e energjisë në Kosovë”, ka thënë Çalaj.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të bëjë përpilimin e listës së dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kjo mbledje e Komisionit është paraparë të filloj nga ora 14:00.

Ky Komision është formuar më 5 maj të këtij viti për hetimin e procesit të energjisë në vend që nga viti 2006 deri në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore