Përballje

Sot fillon spektakli i Kupës së Kosovës në basketboll


“Final Eight” Kupa e Kosovës fillon sot në Pejë.

Spektakli i Kupës së Kosovës do të zhvillohet për pesë ditë në palestrën “Karagaçi”, në nderë të të ndjerit Agim Lluka.

Maratona e Kupës së Kosovës zhvillohet në kategorinë e femrave dhe kategorinë e meshkujve.

Në fakt, një finalist tani njohim.

Prishtina dhe Trepça ishin ndeshur të martën në kategorinë e femrave në kryeqytet, për të përcaktuar finalistin e parë, që është Prishtina.

Pikërisht me kategorinë e femrave nis edhe dita në Kupën e Kosovës.

Për të siguruar vendin e dytë në finale, do të ndeshen skuadra nga Peja, Penza dhe skuadra nga Prizreni, Bashkimi.

Ndeshja e vashave fillon në orën 14:00, derisa më vonë rrugëtimin nis edhe kategoria e meshkujve.

Me fillim në orën 17:00, për të përcaktuar gjysmëfinalistin e parë, nga grupi B, përballen mitrovicasit e Trepçës dhe Rahoveci.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar ndeshje mjaft interesante këtë sezon, dhe asgjë më pak nuk pritet në kuadër të Kupës.

Ndërkohë, pas përfundimit të kësaj ndëshje, përkatësisht me fillim në orën 19:20, do të bëhet edhe hapja solemne e edicionit ‘Agim Lluka’.

Pas përfundimit të saj, nis derbi i ditës.

Në orën 20:00, në parket zbresin të preferuarit e tifozëve vendas, Peja, dhe përballë tyre do të jetë Sigal Prishtina.

Si rrallë herë më parë, ndeshja më e luftuar në Kosovë zhvillohet kaç herët, por spektakli pritet të jetë në kulm.

Peja dhe Prishtina janë përballur disa herë këtë sezon, me pejanët që janë treguar më efikas në takimet e ndërsjellta.

Fituesi i takimit Peja – Prishtina, do të përballet në finale me fituesin e takimit Trepça – Rahoveci.

Kështu mbyllet edhe dita e parë e Kupës së Kosovës, kurse më poshtë, agjenda e plotë:

E mërkurë:

14:00, Penza – Bashkimi

17:00, Trepça – Rahoveci

19:20, Hapja solemne

20:00, Peja – Prishtina

E enjte:

14:00, Istogu – Vëllznimi (Liga e Parë)

17:00, Golden Eagle Ylli – Drita

20:00, Prizreni 16 – Bashkimi

E premte:

14:00, New Basket – Vushtrria (Liga e Parë)

17:00, Gjysmëfinalja e parë

20:00, Gjysmëfinalja e dytë

E diel:

12:00, Finalja e Ligës së Parë

15:00, Finalja e Femrave

18:00, Finalja e Meshkujve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore